Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një status në Facebook ka ngritur shqetësimin se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione të BE-së edhe pas 365 ditëve.
Krasniqi tha se edhe pas një viti nga vendosja e masave ndëshkuese nga BE-ja, kjo qeveri ka dështuar dhe se Kosova është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë.
Ajo gjithashtu kërkoj dorëheqjen e Qeverisë Kurti, përcjell IndeksOnline.
Më tej, deputetja e LDK-së, theksojë se këtë kohë do të duhej të festonim anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
365 ditë nën sanksione nga BE-ja.
Sot bëhet 1 vit nga vendosja e masave ndëshkuese nga BE-ja për Republikën e Kosovës. Askush nuk ka mundur ta paramendoj qe aleatët tanë 25 vite pas intervenimit për çlirimin e Kosovës do të vendosnin sanksione për ne.
Kjo qeveri është e dështuar dhe duhet të japë dorëheqje sepse vendi është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë. Kjo qeveri e ka humbur rrugën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për vendin. Në këtë kohë ne do të duhej të festonim anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, avancimin për ulëse në NATO dhe BE, ndërsa ne fatkeqësisht, po festojmë 1 vjetorin e sanksioneve nga BE-ja, shtëpia ku kemi ëndërruar gjithmonë të jemi pjesë e saj.
Jeni qeveri e turpit dhe do të mbaheni në mend për dëmet e pariparueshme që ia keni shkaktuar vendit.