20.9 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Deputetja e LDK: Qytetarët nuk do t’i besojnë më një mashtruesi si Kurti

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi,  ka folur për protestat e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës. Ajo ka thënë se ata meritojnë rritjen e pagave, ndërkohë që ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes që s’e kanë përkrahur Rezolutën për një gjë të tillë.

Krasniqi ka thënë se Kurit mbase do t’ua rrisë pagat kur të vije koha e zgjedhjeve. Ajo e ka quajtur Kurtin edhe “mashtrues”, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët “s’do t’i besojnë atij”

“Nuk besojë më që qytetarët e Kosovës do t’i besojnë këtij mashtruesi. Deri tash i ka mashtru. Nëpër çdo vend ku ka shku ka thënë familjarët janë për dasma, çdo ministër e deputet kanë të punësuar në qeveri e institucione, ka thënë Zajednica s’kalon, po kalon edhe mirë”, ka thënë ajo në  T7.

Ajo ka thënë se shumë votues të VV-së janë të zhgënjyer me Qeverinë Kurti

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit