Valon Ramadani, deputet i VV-së, përmes një shkrimi në faqen e tij në “Facebook”, i ka reaguar kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha, në lidhje me një deklaratë të tij të mëpërshme.
Ramadani nuk ka ngurruar të bëjë cilësime, duke e quajtur deklaratën e Rexhajt si “joprofesionale dhe të papërgjegshme”.
“Deklaratë jashtëzakonisht joprofesionale dhe e papërgjegjshme e Kryetarit të AGK-së.
Kjo është ftesë për çdo person me motive jo të mira për shtetin tonë por edhe për motive krejt personale të kryej sulme ndaj gazetarëve, të vetëdijshëm që për këtë gjë në publik do të fajësohet dhe mbahet përgjegjëse Qeveria dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!” – ka shkruar ai, ndër të tjera.