Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që qytetarët të mund t’i tërheqin deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti.
E për këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti tha se kjo tërheqje do ta rrezikojë seriozisht fondin pensional të Kosovës.
“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është i qartë, për shkak se ne e dimë që edhe në vitin 2020 ka ndodhur një tërheqje prej 10 përqind. Kemi një propozim nga Partia Demokratike e Kosovës për t’i tërhequr 30 përqind të Trustit, që do të thotë se janë duke e rrezikuar seriozisht fondin pensional të Kosovës”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”.
Sipas tij, Qeveria Kurti tashmë ka marrë masa në përgjigje të krizës. Teksa përmendi edhe ndarjen e 300 milionë eurove për pakot e ringjalljes ekonomike.