Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka komentuar raportet në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se ka dallime në mes Kurtit e Osmanit, duke thënë se nuk i sheh si diçka të keqe.
Tutje, ai vlerësoi se nuk është mëkat me pasë mendime të ndryshme për tema të caktuara.
“Nëse ti i sheh Kurtin dhe Osmanin, ata janë dy personalitete politike dhe natyrshëm ata kanë mendime të ndryshme në tema të caktuara. Pra nëse e sheh z. Kurtin dhe zonjën Osmani, njëri është kryeministër, tjetra presidente. Pra nuk është mëkat në politikë me pasë mendime të ndryshme, ani pse jemi në një krah politik” – tha ai.