-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se nuk e ka parë draftin e Asociacionit

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba bën të ditur se nuk ka një afat se kur mund të bëhet publik drafti i Asociacionit.

Zyba thotë se nuk e ka parë draftin, teksa theksoi se i njëjti duhet të sqarohet në opinion, para se të ketë një vendim përfundimtar.

“Jo nuk e kemi pa, personalisht jo se jo…nuk them kur me afat, por është një kusht që para se të ecet në procedura të tjera duhet të dihet opinioni të sqarohet. Që nënkupton që para se të ketë vendim përfundimtar, duhet të ketë opinion publik”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Drafti i Asociacionit iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa ende nuk është bërë publik për opinionin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit