Lajme

Deputeti Humolli: Albini s’ka të bëjë asgjë me veprimet e Adem Demaçit

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Adem Demaçit.

Tutje, ai ka shtuar se nuk kemi klasë politike për t’i shfrytëzuar rrethanat reale, të cilat janë në favor të Kosovës.

“”Albini veç s’ka të bëjë me shkollën e Adem Demaçit. Albini nuk ka kurrgjë me atë pjesën e opozitës që ka qenë. Por, me veprime, nuk ka të bëjë asgjë me shkollën e Adem Demaçit”, ka shtuar ai. “Rrethanat globale janë në favorin tonë, sepse ne kemi të drejtë. Dhe se nëse nuk do të kishim të drejtë, faktori ndërkombëtar do të kishin bërë presion për të zgjedhur në favor të Serbisë. Fatkeqësisht, nuk kemi klasë politike që i shfrytëzon shanset rrethanat reale çfare janë në interes tonë”.