10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Deputeti Haxhiu publikon fjalimin e veçantë të Halil Haxhisë, delegat në Konferencën e Bujanit

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka publikuar në rrjetet sociale  jalimin e veçantë te Halil Haxhisë delegat në Konferencën e Bujanit.


Halil Haxhija, pjestar i familjes së deputetit Haxhiu, ishte delegatë i Drenicës në Konferencën e Bujanit i cili kërkoj bashkim me Shqipërinë.

“Halil Haxhija ishte një patriot, atdhetar, intelektual dhe prijës i luftēs për liri dhe bashkim kombëtarë i cili për shkak të qëndrimeve të tij u ekzekutua nga pushteti serbo-jugosllav në bashkpunim me servilët shqiptarë si Ali Shukria i cili kishte dorë të drejpërdrejtë në ekzekutimin e Halil Haxhisë”, ka shkruar ndër të tjerash Bekim Haxhiu në Facebook.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Në shënim të 78- vjetorit të Konferencës së Bujanit, po ua prezantoj fjalimin e delegatit nga Drenica Halil Haxhija, me ç’rast fuqishëm kërkoi bashkim me Shqipërinë dhe për shkak të qëndrimit të tij u ekzekutua nga regjimi jugosllav.

Transkripti i fjalimit të Halil Haxhisë në Konferencën e Bujanit :
Halil Haxhija: “ Kosova e Rrafshi I Dukagjinit është një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë, ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipni.
Prandaj e ndiejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptar për t’i realizua aspiratat e veta. Rruga e vetme pra që populli i Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit të bashkohet me Shqipni asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarëve të tij, sepse kjo është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cillen të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vet-vendosë mbi fatin e tij, me të drejtën e vetvetndosjes deri në shkëputje. Garancija për kët asht Ushtrija Nacional -Çlirimtare e Jugosllavisë dhe ushtria Nacional-Çlirimtare e Shqipnisë me të cilën ngushtësisht asht e lidhun. Përvec këtyne për kët garantojnë aleatët tonë të mdhejë, Bashkimi Sovjetik, Anglija e Amerika ( Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskes dhe e Teheranit).”

Halil Haxhija paraardhësi i familjes tonë Haxhiu nga Terrnavci, ishte një patriot, atdhetar, intelektual dhe prijës i luftēs për liri dhe bashkim kombëtar i cili për shkak të qëndrimeve të tij u ekzekutua nga pushteti serbo-jugosllav në bashkpunim me servilët shqiptarë si Ali Shukria e të tjerë, i cili kishte dorë të drejpërdrejtë në ekzekutimin e Halil Haxhisë.

Jam krenar që i takoj familjes së atdhetarit Halil Haxhija,delegat nga Drenica në Mbledhjen e Bujanit 31 dhjetor 1943 deri me 2 janar 1944.

P.S. Falenderoj historianin Haxhi Ademi për gjetjen e këtyre dokumenteve me shumë vlerë historike.

Në shënim të 78- vjetorit të Konferencës së Bujanit, po ua prezantoj fjalimin e delegatit nga Drenica Halil Haxhija, me…

Posted by Bekim Haxhiu on Sunday, January 2, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit