Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nder” i Shtimes.
Çmimi iu dha atij gjatë një ceremonie solemne të Kuvendit Komunal.
Njoftimi u bë nga kryetari i Komunës Qemajl Aliu.
Aliu tha se falë influencës dhe përkushtimit të Ganzke, është mundësuar një donacion i dy automjeteve moderne për grumbullim të mbeturinave dhe zjarrfikëse.
“Për më tepër, nga mbështetja e Qytetarit tonë të nderit, Ganzkes, jemi në procedura të sigurimit të shkëmbimeve studimore dhe përfituese të përvojës për artistët, sportistët, nxënësve të dalluar dhe punëtorëve të administratës tonë, duke fituar aftësitë më të mira nga praktikat e avancuara të shtetit gjerman”, tha Aliu.