Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, po pretendon se RTK-ja nuk është e kapur.
Kjo pavarësisht lajmit skandaloz që sulmoi dy media kritike të qeverisë.
Dugolli tha se përkundrazi RTK-ja asnjëherë më parë nuk ka qenë më e çlirët se tash.
“Për të thjeshtëzuar krejt këtë narracion komplet të ndërtuar mbi premisa të gabuar dhe qëllim këqija që gjoja VV-ja e ka kapur RTK-në, po ju them se RTK-ja kurrë ma e çlirët s’ka qenë. Madje, në RTK ka gazetarë, të cilët e kanë lirinë të distancohen dhe asgjë nuk ndodhë ndaj tyre”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Deputeti tha se po të ishte RTK-ja e kontrolluar nga pushteti as gazetarët nuk do të kishin lirinë që të shprehnin distancime.
“Sikur të ishte ashtu siç po pretendohet ‘RTK-ja e kapur’ thua ti a ka ndodhur kjo në qeveritë tjera më herët. Nuk ka ndodhë, sepse gazetarët kanë qenë thjeshtë njerëz të cilët i kanë ditur pasojat që mund të dalin edhe atëherë kur nuk janë pajtuar, pra e kanë kryer punën e tyre, por duke qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos bëjnë veprime, të cilat nuk i shkojnë përshtati qeverive të kaluara që kanë qenë”, deklaroi ai.