26.1 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

“Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë” – Protestë kundër deputetëve që e kundërshtuan Projektligjin për IVF-në

- Advertisement -

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” ka organizuar të enjten aksion protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, raporton EO.

Gratë protestuese para hyrjes së Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur banerin me mbishkrimin “deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”.

Protestueset po ashtu kanë vendosur në objektin e Kuvendit banerat me mbishkrime për deputete që kanë votuar kundër këtij projektligji.

“Eman mos rrej”, “Duda ku i ki kufijtë?”, “Albena edhe seksiste edhe raciste, Shkarkone Duda Baljen”, ishin disa nga mbishkrimet e tyre që u vendosen në hyrje të Kuvendit.

Blenda Asllani, anëtare e Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” tha se kërkesat e tyre janë që të votohet në kuvend projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor duke mundësuar këtë procedurë për çiftet dhe gratë e beqare.

Kërkesë e tyre është shkarkimi i Duda Baljes nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut dhe sanksionimi i të gjithë deputetëve të cilët brenda kuvendit apo në paraqitje publike përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve të caktuara.

“Sot mbyllëm dyert e Kuvendit të Kosovës me një mesazh të fuqishëm: Deputetët s’kanë mandat për të cenuar trupat tanë! Diskutimi i ditëve të fundit, brenda e jashtë Kuvendit mbi Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor ka qenë dehumanizues ndaj grave të Kosovës. I njëjti, është përcjellë me propagandë edhe me gënjeshtra nga deputetët, për qëllime patriarkale e elektorale. Ne jemi këtu sot, për të demantuar këto gënjeshtra, dhe për t’ua thënë me zë të lartë emrat deputetëve patriarkalë”.

“Eman Rrahmani, Duda Balje, Albena Reshitaj, Visar Korenica e deputetë të tjerë, e gënjyen publikun duke thënë se ky ligj e shkatërron familjen dhe e mundëson incestin. Krejt kjo, përderisa në spitalet private në Kosovë dhe jashtë Kosovës, janë duke u derdhur shuma të mëdha parash, për realizimin e fertilizimit të asistuar mjekësor nga gratë ciftet që kanë nevojë për të. Deputetët tanë diskutojnë për skenare absurde, abstrakte dhe nacionaliste, përderisa grave e çifteve në Kosovë i’u shterën xhepat në spitale private, të pambrojtur. Këta deputetë nuk i konsiderojnë gratë individë me aftësi për të marrë vendime për veten dhe të ardhmen e tyre riprodhuese. Për ta, gratë janë individë me fuqi vendimmarrëse për trupat e tyre, vetëm nëse janë të martuara me një burrë”, tha ajo.

“Duke u thirrur në lirinë e fjalës e pozicionit personal, këta deputetë, që s’përfaqësojnë veten, por popullin, po mbi të drejtat e shëndetit riprodhues të grave dhe po i trajtojnë trupat tanë vetëm si makina riprodhimi që përdoren për politika nataliteti, duke shkelur përmbi agjencinë tonë trupore, si gra. Ne ua rikujtojmë se të drejtat e njeriut janë të pakontestueshme dhe të mbrojtura me kushtetutën, mbi të cilën ata janë betuar. Kushtetuta, i’a njeh të drejtën për të krijuar familje çdokujt, e këtu përfshihen çiftet, por edhe individët, gjegjësisht gratë beqare”, tha tutje ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit