1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Deputetët e VV-së kundër financimit të fotos së LGBTI-së: Dhunë psikologjike mbi ne

- Advertisement -

Të dy ishin ishin kundër kodit cilvi, e të dy janë edhe të zhgënjyer me shefin e tyre Albin Kurtin, i cili ndau 10 mijë euro për një projekt arti që promovon vlerat e komunitetit LGBT, shkruan Periskopi.

Deputetët e VV-së, Gramos Agusholli e Eman Rrahmani nuk e kanë mirëpritur këtë ndarje prej 10 mijë eurove. Ata kanë vlerësuar se “absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu”seksualitetin e dikujt”.

Duke shtuar se kjo është një “Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tone”.

Postimi i plotë i deputetit Gramos Agusholli, e i njëjti është shpërndar edhe nga Eman Rrahmani:

Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”.
Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu”seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë.
Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?!
Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë.
Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero.
Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde!
Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit