18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Deputetës së VV-së nuk i pëlqejnë kritikat e opozitës: Po ia huqin komplet

- Advertisement -

Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, deputete e fundit, ka dhënë një intervistë në emisionin “Frontal” të T7.

Në këtë intervistë, ajo ka folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke treguar se kush e ka parë atë nga institucionet e Kosovës.

Por, duket se Kryeziu-Hysenit nuk i ka pëlqyer kritika e opozitës ndaj Qeverisë Kurti. Ajo tha se opozita po ia huq në deklaratat e saj.

“Ne angazhohemi në maksimum që pasojat e atyre gabimeve të jenë sot më minimale. Dhe unë besoj që këtë kryeministri Kurti dhe ekipi i tij negociator kanë arritur kanë arritur të akomudojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht kritikave që vijnë prej opozitës, të cilat dorën në zemër janë kritika që e shfrytëzojnë rastin të nxjerrin diçka prej situatës, por që për mendimin tim po ia huqin komplet secilën deklaratë që ata po e japim, në veçanti kur ka të bëjë me çështjen e dialogut.” – shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit