Deputetë të PDK-së e vizitojnë Skenderajn pas vërshimeve

Gazetari Berat Buzhala bashkë me Sami Lushtakun, nënkryetarin e Skenderajt, e kanë vizituar këtë qytet pas vërshimeve që shkaktuan shumë dëme.

“Sot me mikun tim Sami Lushtakun dhe me kryetarin e komunës Fadil Nuren i vizituam disa vendbanime të përmbytura ne Skenderaj dhe rrethine”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Ai tutje ka treguar sa të fortë janë banorët asaj ane.

“Nuk mundeni me gjet m‘i fytyrë të tokës njerëz ma të fortë. Dëmet janë masive dhe ata kanë nevojë për ndihmën tonë, por në ndërkohë ishin çu me kthy marë çkado që munden me kthy marë pa e pritë shtetin. Raporti i Drenicës me shtetin gjatë gjithë historisë ka qenë tejet i komplikuar. Kryeministri dhe Presidentja e kane tejkaluar, ani pse është komuna me me se shumti dëme”, shkruan ai.

Buzhala në shkrimin e tij tregon edhe për raportet e drenicasve me Sami Lushtakun.

“Gjeneral, na po ia nisim me punu kapak, e ti e dimë që nuk na harron”, thotë Buzhala t’i kenë thënë banorët atij.

“Samiu në Skenderaj është figurë mbipartiake. Nuk e di pse. Njerëzit kur e shohin që ka hy në oborr nisen drejt tij pa asnjë kërkesë. Askënd nuk e dëgjova tuj i lype diçka. As Samiun nuk e dëgjova tuj i premtu diçka. Thjesht, te dyja palët e dinë se çka duhet me bo ne ditët, javët dhe muajt ne vazhdim. Samiu shihet si një mburoje e Drenicas. Që tri dite e ka vizitu bash secilën familje”, shkruan ai.

Ndryshe, komuna e Skenderajt do ta publikojë të hënën një fond, ku te gjithë te interesuarit mund të japin ndihmën e tyre