28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Demolli: Qeveria po mbyll strukturat paralele ilegale për t’u krijuar autonomi formale me Asociacion

- Advertisement -

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli, tha se mbyllja e strukturave paralele ilegale të serbëve në Kosovë po ndodh për t’u krijuar një autonomi formale përmes Asociacionit të cilin tha se e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, raporton teve1.info

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Demolli tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, do ta ketë kryetarin, kuvendin dhe sipas saj të gjitha këto struktura do të futen brenda një ‘ngrehine politike’.

“Po mbyllen strukturat paralele dhe joformale për tu krijuar një autonomi formale e cila do ta ketë Asociacionin në krye, do ta ketë kryetarin e Asociacionit, Kuvendin e tij dhe të gjitha këto struktura do të futen brenda asaj ngrehine politike e cila është shumë e dëmshme. Këtë e ka pranuar Kurti edhe pse po i bënë bisht fjalës së vet e cila është thënë publikisht, është pranuar që ka Asociacion, kemi parë draft dhe tani po i shohim dhe hapat e parë të krijimit të këtij vendimi”, tha Demolli.

Sa i përket vendimit të BQK-së për largimin e dinarit serb nga përdorimi në Kosovë, Demolli tha se këtij veprimi do të duhej ti’i paraprinte një periudhë informuese për qytetarët.

“Po, derisa një komunitet i tërë atje e ka përdor këtë valutë, atëherë sigurisht që ka sens dhe logjikë dhe është rruga e duhur që çdo ndryshim kaq i madh në jetën e qytetarëve të ketë, t’i paraprij një periudhë e cila është informuese dhe i ka parasysh të gjitha aspektet kontekstuale të atij vendimi, mirëpo siç e kemi parë, nga ana e qeverisë interesi është të nxisin sentimentin nacionalist në jug të Kosovës në mënyrë që të mos vërehet kompromisi aspak”, u shpreh Demolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit