14.1 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Demolli e PSD-së: Veprimet në veri kanë shkaktuar një perceptim mbi Serbinë si viktimë

- Advertisement -

Donjeta Demolli e PSD-së deklaroi se kohëve të fundit janë shtuar kërkesat nga ana e ndërkombëtarëve për ta sjellë Asociacionin sa më parë, dhe se Asociacioni i sotëm nuk është i njëjtë me atë të kaluarin.

“Asociacioni sot është asociacion më i dëmshëm, i cili brenda vetes e ka një qendër administrative që e bën veriun shumë më shumë sesa çdo lokalitet tjetër në Kosovë, e ka arbitrazhin, pra barazohet veriu i Kosovës edhe Asociacioni me Kosovën në raport me çështjet të cilat janë kontestuara”.

“Edhe unë besoj që kushdo që i përcjell zhvillimet politike edhe nuk e sheh veç perspektivën edhe veç anën e asaj çka thotë qeveria, e kupton që veprimet në veri kanë shkaktuar një afrim edhe një perceptim mbi Serbinë si palë bashkëpunuese, si viktimë, serbët e veriut si viktima dhe e kanë parë Kosovën si palë e cila duhet ta bëjë një koncesion, i cili është shumë i kushtueshëm për Kosovën”, deklaroi ajo në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit