Demhasaj për 200 mijë qytetarët që kanë ikur nga Kosova: “Nuk kthehen kurrë…”

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj duke komentuar qeverisjen e Albin Kurtit ka theksuar se jeta e qytetarëve është bërë shumë më e vështirë gjatë qeverisjes 7-vjeçare të tij.

Ai komentet i bëri në emisionin debatues ADRESA në Kanal 10.

“Gjatë qeverisjes së tij, tri herë është shtrenjtuar energja elektrike dhe e ka qit bllok tarifën që që ka qenë e dëmshme, dhe ka ble energji elektrike 1 miliard e 3 milionë euro”, tha ai.

Sipas tij, si pasojë se jeta e qytetarit të Republikës është bërë e vështirë dhe me rëndë, sipas stastistikave 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën pë 5 vjet.

Të ngjashme

Të fundit