11.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Demhasaj: NISMA bllokoi votën e AAK-së në Malishevë, nuk u votua as kandidati për kryeministër

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga AAK, Artan Demhasaj ka deklaruar se partneri i koalicionit NISMA ka bllokuar votën e AAK-së në komunën e Malishevës.

Ai ka thënë se në këtë komunë dhjetë më të votuarit kanë qenë nga NISMA dhe nuk është votuar as kandidati për kryeministër.

Sipas Demhasajt kjo gjë është treguesi më i madh se a ka funksionuar mirë apo jo ky koalicion.

Në emisionin “Këndi i Debatit” ai ka thënë se Aleanca nuk e ka bërë kalkulime të tilla ndaj tyre dhe se kandidatët e Nismës janë votuar edhe në Deçan.

“Nëse e shohim dhjetëshen e parë më të votuar në Malishevë e sheh aty tregon pra që dhjetë numrat e parë janë kandidatët e NISMA-s do të thotë është bërë një votë bllok aty që janë votuar ata, pra nuk votohet as kandidati për kryeministër që ka qenë i koalicionit dhe kjo është tregues se a ka funksionuar mirë apo jo koalicioni, nuk ka tregues më të madh sesa kjo. Tregues është që AAK-ja nuk ka bërë numra bllok me i shpërnda dhe me thënë votoni këta numra sepse po duam ta luftojmë këtë kundërshtar që e kemi të brendshëm nuk ka ekzistuar kjo. Nëse e sheh Fatmir Limaj, kryetari i NISMA-s është votuar në Deçan ka marrë mbi 1 mijë vota, është votuar në Gjakoë, në Pejë, në Klinë pra në të gjitha komunat të cilat janë bastion i AAK-së, ku AAK-ja qeveris dhe jo vetëm ai por kanë marrë votë edhe kandidatë të tjerë të NISME-s, pra tregon që vota jonë e Aleancës është shpërndarë. Ne nuk kemi bërë kalkulim në këtë garë, elektorati ka votuar si ka dashur”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit