Demhasaj: LDK s’ka adresë tash, VV tash e ka të vështirë me negociu

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj po vlerëson se LDK është e ndarë në dy pjesë, e cila njëra po kërkon koalicion me VV-në, por është edhe pjesa tjetër që është kategorik kundër një koalicioni të tillë.

Prandaj sipas tij LDK nuk ka ndonjë adresë tash të qartë dhe se VV-ja e ka të vështirë me negociu për një koalicion të mundshëm.

“Ka me qenë e vështirë për Vetëvendosjen që me negociue me LDK-në qoftë për Presidentin por edhe për Qeverinë”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se nuk ka më adresë të duhur LDK-ja.

Por ai ka theksuar se VV-ja e ka edhe partinë e dytë sikur janë PDK-ja me fuqi të madhe parlamentare, e kjo e fundit madje është shprehur e gatshme për bashkëqeverisje. /Politiko-Kanl10/

Të ngjashme

Të fundit