10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Demhasaj: Kurti s’ka kompetenca që t’i thërras partitë politike e të diskutojë për zgjedhje

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk ka kompetenca për me i ftu liderët e partive politike për të diskutuar se kur do të mbahen zgjedhjet.

Ai tha se kjo është kompetencë e Presidentes.

“E gjithë ajo që ka ndodh dje dhe po ndodh sot është kundërkushtetuese. Nuk ka kryeministri kompetencë me i ftu liderët e partive politike me ju thanë hajde uluni dhe flasim për zgjedhje. Nuk është kompetencë e kryeministrit për më diskutu për kohën se kur me u majtë zgjedhjet as për stinën, as për muaj. Është kompetencë e Presidentes…”, ka thënë ai.

Tutje, ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 tha se Kurti dhe LVV kanë tendenca që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit korrik ose në fillim të muajit qershor.

“E dini që gjithmonë kam insistu se tendenca e LVV-së dhe Kurtit është që zgjedhjet me u majtë në korrik dhe me gjasë në atë drejtim po shkojmë. Pra, mund të jetë java e fundit e qershorit, eventualisht java e parë ose e dytë e korrikut. Kështu po duket”, ka thënë Demnhasaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit