Demhasaj ironizon aderimet: Bëhesh i mirë veç kur kalon me Albinin

- Advertisement -

Në prag të fushatës zgjedhore në Kosovë, një nga zhvillimet që po tërheq vëmendje janë aderimet dhe kalimet e figurave politike nga një subjekt në tjetrin.

Lidhur me këtë fenomen, analisti Arton Demhasaj ka ironizuar qasjen ndaj largimeve nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se perceptimi për individët ndryshon varësisht nëse janë apo jo pjesë e partisë së kryeministrit Albin Kurti.

Në studion e emisionit “Adresa”, Demhasaj deklaroi se:

“Në këtë far teme veç Donika ka mbet, andaj VV gabon nëse thotë koalicioni VV-Guxo, ka mbet VV-Donika. E kur po flasim për këto shkuarje, në atë kohë kanë qenë të mira, janë vlerësu shumë, e tash këta njerëzit e njëjtë që po largohen nga VV e po shkojnë me Vjosën, këta bëhen të këqij e tradhtarë. Ky është sindromi që veç kur je me Albinin e VV-në je i mirë”, ka thënë Demhasaj.

Ai kritikoi standardet e dyfishta në vlerësimin e figurave politike, duke theksuar se të njëjtët individë që dikur janë promovuar dhe mbështetur nga Vetëvendosje, tani po etiketohen negativisht pas largimit nga partia.

Të ngjashme

Të fundit