28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Demhasaj: BE-ja u dorëzua për çështjen e dinarit, zgjidhja propozimi i ShBA-së

- Advertisement -

Analisti politik, Artan Demhasaj, pas takimit të sotëm në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe deklaratës së emisarit Lajçak ka thënë se duket se edhe Bashkimi Evropian është dorëzuar për çështjen e dinarit.

Demhasaj ka thënë se çështja e valutës së re është dashur të rregullohet përmes ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Po shohim që s’ka marrëveshje, s’ka takimi tjera BE është dorëzua para kësaj çështje pasi edhe Lajçak e tha se s’ka përafrim të palëve dhe përderisa palët s’kanë përafrim, nuk ka nevojë për mi ftuar takim”, ka thënë Demhasaj në “Këndin e Debatiti” në Tëvë1.

Demhasaj ka thënë se zgjidhja më e mirë për këtë çështje ka qenë propozimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Zgjidhja është propozimi i SHBA-së të cilët kanë kërkuar shtyrje të këtij zbatimi”, ka thënë Demhasaj.

Pas takimit të sotëm në Bruksel, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se palët nuk shprehen gatishmëri për marrëveshje. Por, ai ka thënë se do t’i ftonte palët në takim nëse shprehin gatishmëri për marrëveshje.

Qeveria e Kosovës ka fajësaur Serbinë për dështimin e takimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit