Rrezarta Krasniqi, deputete nga radhët e LDK-së, ka reaguar pasi BE hoqi vizat serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilehale të lëshuara nga Serbia.
Krasniqi thotë se kjo vije si pasojë e veprimeve të gabuara të Kryeministrit Kurti.
“Udhëtimi i lirë për qytetarët që mbajnë pasaporte ilegale të lëshuar nga Serbia është pasojë e veprimeve të gabuara nga Kryeministri Kurti. E kemi thënë për muaj me radhë që jeni duke bërë dëme të mëdha dhe të pariparueshme në arenën ndërkombëtare dhe ja ku arritëm në një situatë absurde për qytetarët tanë”, shkroi znj. Krasniqi në Facebook.
Ndër të tjera, deputetja e LDK-së thotë se Kurti duhet të japë dorëheqje sepse, sipas saj, dëmet që po i shkakton vendit janë fatale dhe të vështira për t’i kthyer prapa.
“LDK-ja do ta kundërshtoj këtë vendim dhe do t’i dalim zot Republikës sepse mbetet e përhershme”, shtoi në fund deputetja Krasniqi.