Me 10 gola dhe 6 asiste vetëm në Ligue 1, Ousmane Dembele është vlerësuar si lojtari më i mirë i këtij sezoni në Francë.
Ylli i PSG vijon të dominojë skenën, ku është këtë vit po shkëlqen duke qenë përcaktues në ekipin e Luis Enriques.
Falë paraqitjeve të tij, PSG është vetëm një hap larg titullit në Francë, por në të njëjtën kohë arritën të siguronin edhe një vend në finalen e Champions League ku në sfidën dyshe përballë Bayern Munich Demele realizoi 3 nga 6 golat.
Dembele u shpall lojtari më i mirë i Francës, ndërsa me çmim u vlerësua edhe Michael Olise.
Sulmuesi i Bayern Munich fitoi trofeun e lojtarit më të mirë Francez që luan jashtë vendit.
Në këtë garë yjesh, Olise la pas Kylian Mbappe të Real Madrid dhe Rayan Cherki të Man Cityt.
Olise po zhvillon një super sezon me fanellën e Bayern Munich ku ka dhënë kontributin e tij në 50 gola në 52 ndeshje, me 20 gola dhe 30 assiste.
Forma fantastike e Olise ka bërë që për yllin francez të shfaqin interesim shumë klube në Evropë, mbi të gjitha Real Madrid, por francez ka fituar statusin si i paprekshëm në shtëpinë e Bayern Munich.





