Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku ka komentuar ngjarjen e disa netëve më parë të Skenderajt, duke thënë se ishte për qëllime elektorale.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se gjithçka ishte e përgatitur dhe e projektuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Krejtësisht ishte për qëllime elektorale, mendoj se gjithçka ishte e përgatitur, mendoj që gjithçka ka qenë e projektuar nga Albin Kurti, sepse ky nuk është rasti i vetëm, ne jemi përballur edhe më herët në fushata elektorale, nuk është rastësi se si gjendet çdoherë Skenderaj, nuk është rastësi se si gjendet çdoherë Sami Lushtaku”.
“Pra, janë forma të qëllimshme provokative, për të krijuar situata të cilat pastaj përmes propagandës së saj mund t’i shfrytëzojë për qëllimet e veta politike, për t’i kthyhet në favor të vetin politik”, u shpreh ai.






