28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Dellova: I motivuar të jap më të mirën për Kombëtaren|Berisha: Kënqësi dhe nder me qenë i grumbulluar me Kosovën

- Advertisement -

Ndeshja miqësore e vetme për muajin qershor po afron. Kombëtarja e Kosovës takohet me Norvegjinë më 5 qershor dhe Dardanët po duken shumë të motivuar për këtë përballje.

Si Lumbardh Dellova, ashtu edhe Bernard Berisha folën pas stërvitjes, me të dy që shpresojnë në rezultat pozitiv në Oslo.

Berisha tha se për të është kënaqësi dhe nder grumbullimi me Kombëtaren.

“Kënaqësi dhe nder me qenë i grumbulluar me vendlindjen tënde, me Kombëtaren e Kosovës, është një privilegj shumë i madh.
Trajneri i ri ka sjell motiv të ri. I shoh të gjithë të angazhuar. Kjo është një risi për kombëtaren tonë, duhet të vazhdojmë të jemi kompakt dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin. I kam përcjellë edhe dy ndeshjet e para, ka shumë ndryshime, shumë pozitivitet, edhe na duhet me vazhdu me këto mendime, me këtë angazhim. Dy stërvitjet e para kanë shkuar shumë mirë, për intesitetin që na duhet me mbajtë dhe shpresoj që në ndeshjen me Norvegjinë të tregojmë ndeshje të mirë, të tregojmë që kemi potencial dhe që synojmë kualifikimin. Të gjithë lojtarët duhet të angazhohen. Me trajnerin e ri është një test për të gjithë, ai e sheh angazhimin e secilit, kështu që duhet ta tregojmë veten, sepse nuk ka ndjenjë më të mirë se të luash për vendin tënd.”

Në anën tjetër, Lumbardh Dellova, që fitoi Kupën e Kosovës dhe Superligën me Ballkanin, tha se pas sukseseve me skuadrën e tij, është i motivuar edhe për Kombëtaren e Kosovës.

“Pas shpalljes kampion me Ballkanin dhe triumfit në Kupë të Kosovës jam shumë i motivuar dhe i fokusuar që të jap më të mirën për Kombëtaren.
Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë, atmosfera është shumë e mirë, jemi duke u përgatitur intesivisht dhe pse jo të arrijmë një rezultat të mirë në Norvegji. Duke parë siç po shkojnë stërvitjet, se si është grupi, besoj që kemi një grup lojtarësh shumë të mirë, pse jo të shkojmë edhe për fitore. Siç e dimë, atje luan edhe Haaland, e dimë se çfarë lojtari është dhe sa është i rrezikshëm, por ne duhet të japim më të mirën dhe t’ia ndalojmë pikët më të forta atyre dhe të dalim me rezultat pozitiv.”

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës e zhvillon vetëm një miqësore në qershor, dhe atë me Norvegjinë më 5 qershor, në stadiumin Ullevaal në Oslo, ndërsa ndeshjet e radhës për Dardanët do të jenë në muajin shtator, kur edhe fillon Liga e Kombeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit