Ajo ka publikuar foto të Pacollit e Pecit me gratë e Krushës.

“Qe, të dy akterët e një veprimi të turpshëm, në Krushë, te Fahria dhe gratë tjera, për me dalë në fotografi.

Ndërkohë, kur vjen puna te mbështetja, vëllau i Fitore Pacollit me një biznes fantom i merr 100 mijë euro, ndërsa Fahria dhe Krusha e grave tona heroina, asnjë.”– ka shkruar ajo në Facebook.

Deliu këtë e ka quajtur një shfaqje të turpshme që mohon viktimat e luftës.

“Shpërfaqje e turpshme e një shpirti të korruptuar, i cili mohon dhe injoron viktimat e luftës, që me sakrificë të jashtëzakonshme janë shndërruar në një storie suksesi.

Sa shumë kanë folur për drejtësi e meritokraci, për vlera e etikë, për qeverisje të mirë e të pastërt këta persona, që sot, fatkeqësisht për qytetarët, po e përdorin pushtetin për familjarizëm e korrupsion.

P.S. Qysh e ka mbiemrin?” – ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Qe, të dy akterët e një veprimi të turpshëm, në Krushë, te Fahria dhe gratë tjera, për me dalë në fotografi.

Ndërkohë, kur vjen puna te mbështetja, vëllau i Fitore Pacollit me një biznes fantom i merr 100 mijë euro, ndërsa Fahria dhe Krusha e grave tona heroina, asnjë.

Shpërfaqje e turpshme e një shpirti të korruptuar, i cili mohon dhe injoron viktimat e luftës, që me sakrificë të jashtëzakonshme janë shndërruar në një storie suksesi.

Sa shumë kanë folur për drejtësi e meritokraci, për vlera e etikë, për qeverisje të mirë e të pastërt këta persona, që sot, fatkeqësisht për qytetarët, po e përdorin pushtetin për familjarizëm e korrupsion.

P.S. Qysh e ka mbiemrin?