Blerta Deliu, nga Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar ndaj propozimit të Zyrës Regullatorë të Energjisë (ZRrE) për një rritje prej 15% të tarifave të energjisë elektrike. Sipas Deliut, ky propozim është “i papranueshëm dhe i dëmshëm për qytetarët dhe bizneset”.
Ajo ka theksuar se në rast se ky propozim kalon, rritja totale e çmimit të energjisë elektrike do të arrijë deri në 130% vetëm gjatë katër viteve të fundit.
Ajo ka kërkuar nga institucionet përkatëse të rishikojnë këtë propozim dhe të ndalojnë rritjen e çmimeve të energjisë, duke u angazhuar për politikat që mbrojnë mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.