8.6 C
New York
Monday, May 13, 2024

Buy now

Deliu-Kodra: Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në shtëpi muze.

Deliu- Kodra, tha se vajza e poetit, Teuta ka vendosur që dhimbjen ta kthejë në forcë për ta mbajtur të gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj.

“Teuta, e cila sot jeton në SHBA, për herë të fundit babain e saj, poetin Ymer Elshani, e pa më 17 mars të vitit 1999. Atë ditë, forcat serbe vranë në Poklek, 53 anëtarë të familjes Elshani, Muqolli, Caraku dhe Hoxha.”

“Pas luftës, Teuta ka vendosur që dhembjen ta kthej në forcë – për ta mbajtur gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj. Tashmë, shtëpia e poetit tonë, Ymerit, po kthehet në një shtëpi muze. Ndërsa, krijimtaria e tij letrare, përtej asaj që ishte botuar deri atë kohë, do të jetoj brez pas brezi falë punës së madhe të Teutës.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit