Deliu-Kodra kujton Idriz Rrecajn: Liria e Kosovës mban emra burrash që i dolën zot vendit

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kujtuar heroin e Kosovës, Idriz Rrecajn, duke rikthyer rrëfimin e babait të saj për takimin me të më 30 mars 1999 në Koprivë të Mitrovicës.

Në një postim në Facebook, ajo ka treguar se babai i saj e kujtonte Rrecajn si një burrë me personalitet të fortë, të cilin e kishte parë në gjendje të rëndë pas maltretimit nga policia, me shenja të rrahjeve në fytyrë dhe trup.

Deliu-Kodra ka shkruar se dy javë pas atij takimi, për fatin e tij nuk dihej më asgjë, ndërsa familja nisi një periudhë të gjatë pritjeje.

“Dy javë më pas, për fatin e tij nuk dihej më asgjë. Për familjen nisën vitet e gjata të pritjes, ndërsa kujtimi për të u ruajt me respekt e krenari. Sot, pas 27 vjetësh, Baca Idrizi prehet në Marinë. E nderojmë për jetën që ia kushtoi lirisë dhe për gjurmën që la te njerëzit që e njohën. Pusho i qetë, Hero i Kosovës. Brezat që e gëzojnë lirinë ta kanë borxh nderimin!”, shkroi Deliu-Kodra.

Të ngjashme

Të fundit