17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Del para gjykatës vrasësi i 21 vjeçares në Ferizaj

- Advertisement -

Vrasësi i 21 vjeçares, Erona Cokolit, Valon Aliu është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Aliu, i cili përpos vrasjes, plagosi edhe vëllain e të ndjerës, sot merr përgjigje nga institucionet e drejtësisë rreth masës së paraburgimit.

Policia ka bërë të ditur se vëllai i Eronës, 15 vjeçari, pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali.

Kujtojmë se pas vrasjes së 21-vjeçares, është ftuar për një protestë nga aktivistë dhe anëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Ata kanë bërë të ditur se protesta do të mbahet më 15.04.2024, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:30.Në thirrjen e tyre për protestë nga Kolektivi e kanë konsideruar vrasjen e 21-vjeçares si vrasje që ka ndodhur “në sytë e shtetit”, e që sipas tyre, vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit