20.3 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Del në shitje vizatimi i princeshës Elizabetë që s’i pëlqente Mbretëreshës

- Advertisement -

Vizatimi i paparë ndonjëherë i princeshës Elizabetë kur ajo ishte e re, i cili iu dërgua autorit të Peter Pan, JM Barrie, u quajt “shumë i lodhët” në anën artistike nga Mbretëresha e ndjerë e Mbretërisë së Bashkuar në një letër.

Ky vizatim po del në shitje pothuajse një shekull më vonë.

Vizatimi me shkumësa me ngjyra i një ndërtese me shumë dritare iu dërgua Barriet së bashku me një letër kërkimfaljeje nga Mbretëresha Elizabeth, raporton Daily Mail.

Mendohet se vizatimi mund të jetë vizioni i fëmijërisë së mbretëreshës tashmë të ndjerë se si duhet të duket ndërtesa e re Southwood e Spitalit Great Ormond Street.

Barrie dihet se kishte një lidhje të fortë me familjen mbretërore në vitet 1930 dhe gjithashtu i kishte dhuruar të drejtën e autorit për Peter Pan spitalit Great Ormond Street.

Ndërtesa e Southwood u hap zyrtarisht nga Mbreti George VI dhe Nëna Mbretëreshë në 1938. /Klankosova.tv

vizatimi elizabeta

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit