11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Deklarata e z. Kurteshi është përpjekje e qartë për të minuar besimin në shtetin e Kosovës

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Deklarata e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe e dënueshme në çdo aspekt. Kjo nuk është thjesht një sulm verbal ndaj medias, por një akuzë shumë më e rëndë që godet vetë themelet e shtetit dhe të rendit demokratik.

Me këtë deklaratë, Sami Kurteshi nuk sulmon vetëm gazetarët, por e portretizon Kosovën si një shtet kriminal, ku krimi i organizuar është i ndërthurur me median. Ai pohon se vendi ynë qenka i mbushur me vrasës me pagesë, disa prej të cilëve madje paskan “pedigre” dhe disponokan media. Ky është një pretendim jashtëzakonisht i rëndë!

Nëse z. Kurteshi ka informacione për ekzistencën e vrasësve me pagesë dhe lidhjet e tyre me medie, atëherë ai ka detyrimin të paraqesë prova konkrete.

Nuk mund të jesh zyrtar i këtij shteti, të marrësh pagë nga buxheti i tij dhe njëkohësisht të deklarosh se në këtë shtet ekziston bashkëpunim mes krimit dhe mediave.

Nëse do ta pranonim këtë logjikë, atëherë çfarë shteti qenkemi ne, sipas Sami Kurteshit, kur vrasësit me pagesë jo vetëm që nuk janë në burg, por qenkan të lirë dhe madje zotërokan media?

Kjo deklaratë nuk është vetëm një përpjekje për të minuar besimin e qytetarëve tek media dhe demokracia, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vetë shtetit të Kosovës.

Ndërsa unë, unë besoj fuqishëm në këtë shtet!

@highlight

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit