28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Deklarata e ministrit Aliu vlerësohet se sjell zhgënjim tek qytetarët

- Advertisement -

“Unë e shoh sot Kosovën  më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar, kushtetuta e Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër”, kjo është një pjesë e delaratës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, e cila ngjalli reagim në opinionin publik.

Megjithatë, nga bashkëpartiakët e tij, kjo deklaratë nuk u komentua.Kryeministri Albin Kurti derisa foli për autostradën në Gjilan, refuzoi të flasë edhe për deklaratën e vartësit të tij, ministrit Aliu.

“Nuk po më duhet e përshtatshëm që unë të komentojë emisione televizive që nuk i ka pa, por zëdhënësi im Përparim Kryeziu më tha që ai ka qenë emision festiv”, tha Kurti të premten.

E hic më ndryshe nuk veproi as Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Zakonisht këto shkëputje të një fjalie, mund të nxjerrin nga konteksti. M’kishi ngushtu tash me e komentu një deklaratë të cilën nuk e di në përmbajtje dhe se si është shtru në elaborim”, tha Çeku.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa është i vrazhdë ndaj çasjes së ministrit Aliu. Sipas tij gjuha e tillë kategorizohet si “tradhëti kombëtare”.

“Nëse me të vërtetë mendon kështu dikush në Kosovë, e aq më shumë një ministër i Qeverisë së Rep. të Kosovës atëherë kjo është përgjegjësi kombëtare për të mos thënë tradhëti kombëtare……. Nëse dikush thotë Kosova është shtet i përkohshëm, me të vërtetë është qesharake. S’di çka me thanë tjetër, e aq më shumë me thanë Liburni, m’ka befasu”, u shpreh Beqa

Edhe njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku e sheh të gabuar çasjen e pushtetarëve. Derisa thekson se mund të sjell zhgënjim edhe tek mbështetësit e këtyre të fundit.

“Kjo çasje është tejet e gabuar dhe si e tillë ofron një lloj destruktiviteti dhe mos – besimi jo vetëm tek pushtetarët por edhe qytetarët që e kanë votuar Lëvizjen Vetvendosje. Është çasje që e dëmton kurrizin, ose si të themi sekletin e vet shtetit të Rep. të Kosovës”, vlerëson Aliu.

Në mbledhjen e kryesisë të Kuvendit të premten, edhe deputetë të tjerë i kundër – reaguan ministrit Aliu, duke nënvizuar se Kosova është shtet i përhershëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit