16.2 C
New York
Monday, September 30, 2024

Buy now

Dëgjohet një shpërthim në Podujevë në dy të mëngjesit, policia jep detaje

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar që ka dëgjuar një shpërthim në Podujevë në ora dy të mëngjesit të së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia përmes raportit ditor, teksa ka thënë se në vendngjarje kanë dalur njësia për deminim dhe hetuesia.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Podujevë / 29.09.2024 – 02:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, teksa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit