8 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Dedaj në Hagë: Thaçi është “George Washington i Kosovës”

- Advertisement -
Misetic u fokusua tek deklarata që Dedaj kishte dhënë për EULEX-in me 2014 ku kishte thënë se Tahir Desku e kishte informuar se shtabi ka vendosur që atë natë në Baicë do të vriteshin tre anëtarë të delegacionit duke përfshirë edhe atë.

Dedaj tha se Tahir Desku nuk ka qenë person kredibil dhe i besueshëm.

“Nuk ka qenë ai person kredibil i besueshëm dhe gjana tjera, meqenëse që ka vdekur nuk dua të flas fjalë të këqija”, tha Dedaj.

Dedaj tha se Tahir Deskun e kishte parë edhe në rrugët e New York-ut me birra.

“Për me thënë të drejtën kur e kam pa me uniform dhe automat mu kthy memoria ime kur kam qenë në vizitë zyrtare në New York, kur e kam pa ulur në rrugë duke pi birra”, tha Dedaj.

Dedaj u pyet edhe për deklaratën për EULEX-in në të cilën kishte thënë se Tahir Desku përgatiste lajme për veprimtarinë e UÇK-së në Drenicë.

“Këtë ma mirë e dinë UÇK-ja”, tha Dedaj duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit Luka Misetic.

Në vitin 2022, Dedaj i kishte dërguar letër ZPS-së në të cilën thoshte se distancohet nga deklaratat e mëhershme për Thaçin

(Përditësuar, ora 12:00)-Në nëntor të vitit 2022, Gjergj Dedaj i kishte dërguar letër Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës me anë të se cilës njoftonte se është distancuar nga të gjitha deklaratat e më hershme të tij, raporton Betimi për Drejtësi.

Kjo u konfirmua nga vetë Dedaj si dhe u prezantua gjatë seancës nga avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë letër Dedaj kishte thënë se këto deklarata kanë qenë më shumë të fushatave politike.

“E kam dhënë një deklaratë në 2011 për koalicionin. Kam thënë në mënyrë të padrejtë se Hashim Thaçi me ka torturuar, nuk është e vërtetë sepse Hashim Thaçi nuk me ka torturu, e nuk është korrekt domethënë sepse nuk me ka torturu… Janë thënë shumë gjera, shumë deklarata në mes konferencës së shtypit dhe asaj çfarë thamë sot, kanë qenë deklarata me shumë të fushatave, të situatave tona politike. Dua të distancohem nga ato se çfarë kam thënë në atë program se kam qenë në gjendje të rëndë shpirtërore”, thuhej në letër të cilën e prezantoi avokati Misetic.

Dedaj tha se arsyeja që është distancu nga këto deklarata ka qenë për shkak se ato janë thënë për hakmarrje.

“Si vërejte time që asnjëherë gjatë këtyre intervistave nuk kam pas as avokat, as këshilltar me u këshillu me dikën, nuk kam pas ide dhe këto kanë qenë fjalë që shpeshherë i kam gjujtë, por në letrën e vitit të kaluar të nëntorit 2022 unë kam bërë një letër këtyre Dhomave të respektume e domethënë që unë distancona. Dhe mënyra se pse unë jam distancu është që këto kanë qenë deklarata të dhana për hakmarrje, revanzh, shpesh gjanat i kam harru domethënë edhe kur rezunu edhe jam ul dhe kam mbledhë fakte kam shku edhe në Qirez, kam shku edhe në Drenicë kam shku edhe gjithandej Kosovës që me e ditë kush kanë qenë ata 4-5 huliganët edhe kam ardh në përfundim se kam bërë deklarata të pamatura, të panevojshme, të ekzagjeruar”, tha Dedaj.

Dedaj flet për shkarkimin e tij si zëvendësministër i Transportit, Thaçin e quan ‘George Washington i Kosovës’

(Përditësuar, ora 11:20)-Në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Gjergj Dedaj ka fol edhe për shkarkimin e tij nga pozita që kishte si zëvendësministër i Transportit.

Dedaj tha se ka mëndu që është shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi mirëpo më vonë e ka kuptuar se nuk e ka bërë ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për me e sqaru pak duhet. Unë jam ngarku nga Presidenti Thaçi, zëvendësministër i Transportit të asaj kohe, të premten, ka qenë ditë e premte dhe të shtunën ose të dielën pak ka rendësi, por pa shku në punë se të hënën fillon puna, jam shkarku dhe në media ka dal se Hashim Thaçi një herë e ngarkoi të premten, pastaj të njëjtin person presidenti Hashim Thaçi e shkarkoi zëvendësministrin e Transportit Gjergj Dedajn dhe në këtë ministri filloi të luftohet korrupsioni. Unë jo që jam shoku, por nuk e di vlla çka është me mu, e kam ndonjë copë ADN të çeliktë se ka pas me m’lshu zemra, pa shku kurrë asnjë sekondë në atë ministri dhe unë kam thanë si është e mundshme presidenti Hashim Thaçi me m’ngarku te premten, me m’shkarku. Këtë e ka bërë dikush tjetër që mund ta them në një seancë private”, tha Dedaj.

Gjatë këtij sqarimi, Gjergj Dedaj e quan Hashim Thaçin George Washington i Kosovës dhe se shkarkimin e tij thotë se e ka bërë dikush tjetër për t’i futur në konflikt.

“E ka bërë dikush tjetër me na shti në konflikt me Presidentin Thaçi, por unë gjithnjë kam menu deri e kam sqaru se e ka bërë presidenti Thaçi. Unë me kanë praktikues i Kanunit ose ka mujtë me m’vra ose me u vra me Hashim Thaçin. Unë nuk jam, unë kurrë nuk jam, as ai as unë. Ne jemi njerëz, burrështetas jemi dhe i kam thënë okej, i kam dhënë 7 ditë afat në publik e kam thënë në media presidentit Thaçi që atëherë ishte kryeministër, me m’thirr dhe me m’tregu arsyen se pse me ka ngarku dhe pse me ka shkarku brenda 24 orëve dhe nëse nuk me thirr atëherë ka me kanë keq. Keq se ka me ndjek rrugë ligjore. Gjithnjë kam mëndu se me ka shkarku Hashim Thaçi dhe e kam pas një urrejtje ekstreme nëse kish ndodh kështu se ka mujtë me thanë s’ki me shku dhe okej. Mbas 5-6 ditëve jam taku me z. Thaçi, siç i kanë thënë George Washington-in e Kosovës dhe ka thanë, Gjergj nuk të kam shkarku unë”, tha Dedaj.

Dedaj: Një pjesë e mediave në Kosovë prodhojnë dhe sajojnë aktakuza./Betimi për Drejtësi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit