Deda: Kosova nuk di të komunikojë me BE-në, s’ka shanse për anëtarësim kështu siç është sot

- Advertisement -

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për situatën politike në Kosovë dhe perspektivën e vendit drejt integrimit evropian.

Duke komentuar mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, Deda tha se problemi kryesor mbetet mungesa e komunikimit dhe qasjes serioze ndaj institucioneve evropiane.

“Po i heqim politikat reale që janë, Kosova nuk di me fol me Bashkimin Evropian, nuk di me Komisionin dhe ky problem është prej kohës së UNMIK-ut e deri sot. Është problem që nuk zgjidhet me akteri të sotëm politikë”, ka deklaruar ai në emisionin Adresa në Kanal 10.

Sipas Dedës, vetëm një ndryshim në qasjen politike dhe vendimmarrjen qytetare mund t’i hapë rrugë një të ardhmeje më të mirë për vendin.

“Kur të vendos populli ynë, mundet me pas një të ardhme më të mirë, por kështu qysh jemi sot, unë ta garantoj që s’ka shans Kosova mu anëtarësuar në BE”, është shprehur Deda.

Të ngjashme

Të fundit