8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Debati për emrin e UP-së, Pupovci: Nuk është mirë të luhet me emra

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, në emisionin “majtas jo djathtas” të T7, ka folur për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe mundësisë që të ketë përmirësime në këtë sektor.

Ai është pyetur për dallimin në mes universiteteve në Kosovës, ku Pupovci tha se nuk ka studim që tregojnë ndonjë dallim.

”Nuk ekziston ndonjë studim që treogn që studentët e një universiteti si UP-ja ka dallim me atë të Pejës”, tha fillimisht Pupovci.

Por ai shtoi se universittet tjera, përpos atij të Prishtinës në mënyrë të paligjshme emërohen si universiteteve.

Kjo pasi, Pupovci ka treguar se duhet t’i kesh pesë programe doktorature për t’u quajtur universitet.

”Asnjë universitet përpos Universietit të Prishtinës nuk i plotëson kriteret për t’u quajtur universitet sepse për t’u quajtur i tillë duhet t’i kesh pesë programe të doktoraturës”, ka thënë ai.

Më tutje, Pupovci ka folur edhe për debatin e emrit të Universitetit të Prishtinës, ku sipas tij nuk është mirë që të “luhet shumë me emra”.

Ka treguar se fillimisht ka qenë emri Universiteti i Prishtinës, më pas është ndryshuar në Universitetin i Kosovës në Prishtinë, ndërkaq vonë pas vitit 2010 është ndryshuar në “Hasan Prishtina”.

Pupovci ka folur edhe për problemet në arsim siç është edhe analfabetizimi.

Ka shpjeguar edhe konceptin e analfabetizmit funksional.

”Analfabetizmi funksional është mungesa e  aftësisë për të kuptuar, lexuar, shkruar për nevojat e veta”, tha ai teksa shtoi se edhe profesori universitar mund të jetë analfabet funksional nëse nuk kupton në nivelin e tij.

Por ai theksoi se telashe kanë shumë shumica e nxënsëve në të kuptuarit bazik të shkrimit e leximit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit