10.7 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, nuk je i vogël

- Advertisement -

U kritikua shumë për sjelljen e tij gjatë qëndrimit në suitë, dhuratë kjo nga ‘Vëllai i Madh’, Romeo vazhdimisht e linte vetëm Heidin aty dhe dilte jashtë me banorët e tjerë.

Për këtë dha mendim edhe Arbër Hajdari, duke u shprehur se Romeo nuk ka ndjenja për Heidin, bën çdo gjë për lojë dhe se është shumë i vogël në mendime.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Donaldit, i cili përmes një InstaStory i del në mbështetje Romeos, duke i kërkuar të ketë durim dhe se ai nuk është as rrugaç dhe aq i vogël.

“Durim shpirti se nuk je as i vogël as rrugaç.Vendosja e “si” përpara nuk besoj se i jep të drejtën Romeos t’i thotë të tjerëve “si” idiot ose “si” debil ose si… Romeo është një djalë që ka se çfarë humbet në atë program dhe opinione të tilla apo që ngelen në memorie nuk duhen lejuar. Të paktën për një djalë që nuk ka ofenduar asnjë. Nuk merret parasysh as presioni as mungesa e informacionit, por flitet në kushte të barabarata. Po më pelqeni shumë sot. E kam thënë, brumi i byrekut është ky djalë!”, shkruan Donaldi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit