Debat i ashpër në Këshillin Prokurorial, Prokurorinë Speciale e vlerësojnë me angazhimin më të dobët

- Advertisement -

Derisa ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti vazhdimisht i përdor sukseset e Prokurorisë Speciale si arritje të tyre, ajo mori goditjen e radhës në Këshillin Prokurorial.

Në bazë të një raporti të publikuar nga ky Këshill, aty u tha se Prokuroria Speciale është një ndër Prokuroritë me efikasitetin më të dobët në mesin e Prokurorive brenda Sistemit Prokurorial.

Kjo gjë u kundërshtua ashpër nga anëtari i Këshillit, Milot Krasniqi, i cili tha se kjo është një tendencë për ta goditur dhe shuar Prokurorinë Speciale.

Kjo u mohua nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, i cili u deklarua se nuk ekziston një tendencë e tillë.

Ndërsa, anëtari tjetër, Visar Krasniqi, tha se joefikasiteti i Speciales është rezultat i keqmenaxhimit, duke nënkuptuar udhëheqësin e kësaj Prokurorie, Blerim Isufajn.

Kujtojmë se në mbledhjen e para disa javëve të këtij Këshilli, kur raportoi Blerim Isufaj nga PSRK-ja, ai u përball me kritika qesharake.

Të ngjashme

Të fundit