16.6 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

De Bruyne mund të bëhet bashkëlojtar i Messit

- Advertisement -

Kevin de Bruyne ka konfirmuar diçka që ishte “sekret publik”: koha e tij te Manchester City do të përfundojë këtë verë.

Pas një dekade duke udhëhequr mesfushën e Pep Guardiolës, mesfushori bel ka vendosur të mbyllë epokën e artë të karrierës së tij.

Si 33-vjeçar, mesfushori po mendon për sfidën e tij të radhës profesionale dhe të gjitha faktet dërgojnë të një kalim i tij përtej Oqeanit Atlantik.

Në orët e fundit, mediume të ndryshme britaneze kanë raportuar se De Bruyne është afër nënshkrimit me Inter Miamin, aty ku po shkëlqejnë Lionel Messi e Luis Suarez.

Klubi që pronar ka David Beckhamin, e sheh mesfushorin si aset ideal për të përforcuar projektin e tij sportiv dhe komercial.

Anipse fillimisht kishte spekulime se San Diego është në “pole-position” për të siguruar nënshkrimin e tij, kërkesat e larta financiare të belgut kanë bërë që ata të tërhiqen.

Kjo e ka lënë rrugën e lirë për Inter Miamin, i cili është shumë i interesuar për të shtuar një superyll europian në ekipin e tij.

Pjesë e Inter Miamit janë edhe dy ish-yjet e Barcelonës, Jordi Alba dhe Sergio Busquets. Ndërsa, trajner i ekipit është po ashtu një ish-lojtar i klubit katalunas, Javier Mascherano.

Të ngjashme

Të fundit