28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

De Bruyne i hapur për t’u transferuar në Arabi

- Advertisement -

Kevin De Bruyne, ka thënë se është i hapur që t’i bashkohet klubeve nga Arabia Saudite, ku është bërë trend transferimi nga vera e kaluar.

De Bruyne, mes tjerash në një intervistë të fundit ka potencuar se duhet të mendoj për paratë që do t’i fitonte në rast transferimi.

“Propozimet nga Arabia Saudite? Pra… në moshën time duhet të jesh i hapur për gjithçka”, ka thënë Kevin De Bruyne.

“Po flet për një shumë të konsiderueshme të parave në fazën time të fundit të karrierës”.

“Nëse luaj atje për dy vjet, do të jem në gjendje të fitoj një shumë të pabesueshme. Para kësaj më është dashur të luaj futboll për 15 vjet dhe ndoshta as të mos e arrij atë shumë!”.

“Për gruan time, një aventurë ekzotike është në rregull. Unë duhet të mendoj për të ardhmen time, ne jemi duke diskutuar në familje për të”, shtoi ai.

“Ka mbetur edhe një vit në kontratën time dhe Man City, kështu që do të jetë koha të mendoj për të dhe të vendos për të ardhmen time”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit