16.3 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

De Bruyne heroi i Cityt, skuadra e Guardiolës ngjitet në vendin e tretë

- Advertisement -

Manchester Cityt i ka mjaftuar goli i shënuar nga mesfushori belg, Kevin De Bruyne, për ta mposhtur Wolverhamptonin.

City të premten mbrëma e mposhti Wolverhamptonin me rezultatin 1:0.

Për skuadrën e Pep Guardiolas kjo ishte fitorja e pestë rresht në të gjitha garat.

Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Premier Leagues.

Golin e fitores për vendësit e realizoi De Bruyne në minutën e 35-të. Ai u asistua nga Jeremy Doku.

Me këtë fitore, City, është ngritur në pozitën e tretë me 64 pikë.

Të ngjashme

Të fundit