15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

De Biasi: Shqipëria i kalon grupet në ‘EURO 2024

- Advertisement -

Shqipëria nën drejtimin e tij, u kualifikua për herën e parë në Kampionatin Evropian në vitin 2016-të.

Njeriu historik, trajneri italian, Gianni De Biasi, ka folur rreth suksesit të kombëtares “Kuq e Zi”.

De Biasi u shpreh i bindur se Shqipëria do t’i kalojë grupet në këtë kampionatin që vitin tjetër mbahet në Gjermani.

“Kush e harron dashurinë e parë? Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Evropian. Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve”, u shpreh De Biasi për Super Sport.

Gazetari: Pak xheloz për skuadrën aktuale?

De Biasi: Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi.

Gazetari: Grupi?

De Biasi: Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria.

Kombëtarja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, gjenden në grupin B bashkë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Ky grup njëherit është quajtur “Grupi i vdekjes”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit