Daut Haradinaj e ka komentuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e blerjes së energjisë nga Serbia. Sipas tij, ministrja Rizvanolli po paraqitet si viktimë, por faji nuk është te ajo.
“Tash, pasi s’po blejmë më rrymë nga Serbia, po e lus ministren të na tregojë a kanë blerë deri tash?
Unë nuk mendoj se ministrja Rizvanolli ka faj për këtë krizë e krim.
Asaj po i përgatitet terreni për ta bërë viktimë, kishe kjo ka dështuar.
Përgjegjës janë ata që thërrasin drejtorë me kapelë.
Sot, gati 1/3 e Kosovës është në terr. Faturat janë duke u trefishuar. Populli paguan për blerjen e rrymës.
Qymyrin Maqedonia e Veriut e merr gratis nga Kosova.
Neve na flasin për patriotizëm pas një kënge serbe në Bruksel.
Ministrja nuk ka pikë faj…
Fajin e ka shefi” shkruan Haradinaj në reagim.






