Daut Haradinaj kritikon Kurtin: Po u hapet dritare dokumenteve jolegale të strukturave paralele

- Advertisement -

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e dokumenteve të strukturave paralele serbe, duke e akuzuar atë për vendime antikushtetuese dhe antiligjore.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kryeministrit, duke thënë se pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele, qeveria po u hap rrugë edhe dokumenteve të tjera jolegale për komunitetin serb.

“Pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele, sot me plot gojë Kryeministri jonë tha se po u hapim edhe një dritare dokumenteve të tjera jolegale për serbët. Deri kur me këto lojëra? Plot gojën me patriotizëm, por plot vendime antikushtetuese dhe antiligjore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka akuzuar qeverinë për, bashkëpunim të mirë me strukturat paralele serbe, ndërsa ndaj shqiptarëve po krijohen bllokada dhe rrëmujë institucionale.

“Me serb dhe struktura paralele bashkëpunim të shkëlqyeshëm, e me shqiptarë të këtij vendi bllokada e rrëmujë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit