15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Daut Haradinaj i reagon ministrit Aliu për bllokimin e autostradës së Dukagjinit: Shpejt do të vie dita të dilni para popullit

- Advertisement -

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar mbrëmë se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daut Haradinaj. Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se Dukagjini nuk do e duroj injorancën e kësaj qeverie.

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!?
Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorancën tuaj z. Ministër” shkruan Daut Haradinaj në reagim.

Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon…

Posted by Daut Haradinaj on Friday, May 26, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit