Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se opozita duhet të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë protestat, për ta kundërshtuar Qeverinë e Albin Kurtit.
Në një intervistë për Periskopin, ai u shpreh se “rruga është alternativa e vetme” për ta larguar Kurtin nga pushteti.
“Nuk lodhet Albin Kurti me statusa në Facebook… Duhesh me dalë në rrugë me i kërku të drejtat tua”, deklaroi Haradinaj.
Ai tha se protestat janë mënyra për t’i kundërshtuar vendimet që, sipas tij, dëmtojnë interesat e Kosovës.
Haradinaj shtoi se mbështet projektet energjetike amerikane, përfshirë gazin amerikan dhe ndërtimin e një termocentrali të ri.






