Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për deputet, ka përmbyllur ditën e tij me një vizitë në Ferizaj, ku ka shijuar një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga të rinjtë e këtij qyteti.
Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe që po merr në këto zgjedhje, duke theksuar se së bashku me kolegët garues kanë pasur mundësinë të vlerësojnë nga afër angazhimin e qytetarëve.
Haradinaj ka falënderuar të rinjtë e Ferizajt për entuziazmin dhe përkrahjen e treguar.