Salla e Festivalit Mbretëror të Londrës mirëpriti yjet e njohur të Hollywood-it të martën për premierën botërore të “Wonka”, ku 27-vjeçari Timothée Chalamet ishte në qendër të vëmendjes me një kostum të markës Tom Ford dhe një gjerdan të mrekullueshëm Cartier. Chalamet pozoi në tapetin e kuq së bashku me kolegët e tij dhe takoi fansat dhe dashamirësit.

Ndërsa Kylie nuk tërhoqi shumë vëmendje në tapetin e kuq, ylli 26-vjeçar i realitetit televiziv ishte në Londër për të mbështetur Chalamet gjatë aktiviteteve promovuese për filmin “Wonka”. Jenner qëndroi në Hotel “Corinthia”, vetëm disa hapa larg Chalamet.
Kjo nuk është hera e parë që Jenner udhëton për të mbështetur partnerin e saj. Në fillim të këtij muaji, ylli i Kardashians ishte gjithashtu e pranishme në ‘afterparty’-n e Saturday Night Live. Biznesmenia e famshme u fotografua teksa po hynte brenda ambientit në Midtown, New York, me një veshje mjaft elegante, tërësisht të zezë.

Chalamet, i cili mbërriti përpara Jenner-it, kishte veshur një ‘hoddie’ shumëngjyrësh me një xhaketë ngjyrë vjollcë, xhinse te errëta dhe atlete. Paraqitja e Jenner dhe Chalamet në festën e “Saturday Night Live” erdhi disa javë pasi të dy morën pjesë në të njëjtin event në New York City.

Rikujtojmë se në muajin shtator, Jenner dhe Chalamet dolën së bashku publikisht për herë të parë në koncertin e Beyoncé-s Renaissance World Tour në Los Angeles. Në të njëjtin muaj, çifti shfaqi publikisht dashurinë në US Open. Kylie dhe i dashuri i saj i ri janë të sigurt në marrëdhënien e tyre për një aryse të cilën vetë ajo e ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundi, u ndje rehat për të dalë me Timothée.